Meta, mbështet protestën e banorëve të Bathores
Kreu i LSI-së Ilir Meta është bashkuar me protestën e banorëve të Bathores për më shumë punësim, legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe për heqjen e faturave afrofe. Në fjalën e tij, Meta tha se LSI-ja premton se sapo të vijë në pushtet ka prioritet punësimin dhe legalizimin e zonave informale për t'i dhënë fund një herë e përgjithshme kësaj drame.Qindra banorë të zonës së Bathores në Kamëz zhvilluan një protestë paqësore për kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë. Kërkesat e tyre ishin jetike si heqjen e faturave afrofe të energjisë elektrike dhe jo shkolla me dy turne.