Dëshpërblimi i të përndjekurëve, vendimi nga qeveria

Do të jetë Këshilli i Ministrave i cili do të vendosë për fatin e amendimeve në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Për shkak të domosdoshmërisë të llogaritjes së faturës financiare të ndryshimeve në këtë ligj që sjellin zgjerimin e rrethit familjar të përfituesve dhe shtyrjen e afatit për aplikimimin për të drejtën e dëmshperblimit, kjo nismë ligjore do të presë mendimin e qeverisë.Kundër kalimit të kësaj nisme në Këshillin e Ministrave është shprehur komisioneri socialist,Pandeli Majko, i cili ka nënvizuar rëndësine e kësaj ccështje për shrtresen e ish të përndjekurëve.Megjithate para se këto amendime të shkojnë në qeveri ato kanë ndeshur në kundërshtimin e ministrisë së Financave. Në arsyetimin e kësaj ministrie këto amendime shtyjne zbatimin e ligjit, dhe rrezikojne që fondi i ckatuar në buxhetin e shtetit prej 2 miliardë lekësh për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë të mos shpërndahet.