Topi:Kosova ndihmon zhvillimin e rajonit

Në pritjen e zhvilluar nga Ambasada e Kosovës, presidenti i vendit, Bamir Topi u shpreh se kjo ditëlindje e parë e Kosovës shënon edhe një moment mirënjohje për të gjithë ato vende që njohën pavarësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin atë. Sipas tij, Shqipëria mbështeti pavarësinë e Kosovës, pavarësia e Kosovës u bë pjesë e pandarë e frontit euroatlantik, dhe sot Kosova është shembulli i bashkëjetesës multietnik. "Kosova ndihmon zhvillimin e rajonit, Kosova e pavarur, demokratike dhe sovrane do bëhet shteti i barabartë mes të barabartëve", deklaroi Topi.