Dosjet,KE përshëndet vendimin e marrë nga Kushtetuesja

Komuniteti i Monitorimit në Këshillin e Evropës ka përshëndetur sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për pezullimin e ligjit të dosjeve. Sipas KE-së, Gjykata Kushtetuese përdori kompetencat për pezullimin e ligjit të lustracionit. Ky këshill shprehet i kënaqur për vendimin e marrë nga kushtetuesja shqiptare. Një ditë më parë, kryeministri Sali Berisha e kritikoi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, por gjithsesi kreu i qeverisë theksoi se do të respektonte një vendim të tillë, në shenjë respekti ndaj institucioneve.