E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e Përgjithshme më 28 qershor 2009

>Të dielën e fundit të qershorit në zgjedhje. Kjo është shpallja me dekret që Presidenti Republikës Bamir Topi bëri të mërkurën, ditën kur hyri në fuqi Kodi i Ri Zgjedhor. Kodi u miratua dy javë më parë me konsensusin e dy partive të mëdha Partisë Demokratike në pushtet dhe Partisë Socialiste në opozitë, por u kundërshtua nga partitë e vogla të kryesuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës bazuar në kompetencat qe i njeh Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, Presidenti Topi dekretoi të dielën e fundit të qershorit, si datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Kodi i Ri Zgjedhor i mundësonte Presidentit vetëm dy alternativa: 21 ose 28 qershorin. Formalisht Kodi vendos detyrimin për Presidentin që edhe në zgjedhjen e njërës prej këtyre dy datave, të konsultohet me forcat politike. Nuk ka njoftime se Presidenti ka zhvilluar konsultime të mirëfillta edhe prej faktit se asnjë nga partitë nuk shfaqi preferencë për ndonjërën nga të dy datat. Pas kësaj, Kuvendit i duhet të vendosë rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke ndërprerë në këtë mënyrë mandatin e KQZ-së. Sipas Kodit të Ri Zgjedhor fushata elektorale do të fillojë zyrtarisht 30 ditë përpara, dhe do të përfundojë 24 orë para hapjes së kutive. Në zgjedhjet e këtij viti do të votohet për herë të parë tërësisht për partitë, në një sistem proporcional me bazë qarku.
KLD:Kolegji Zgjedhor brenda pesë ditëve
Me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit, brenda pesë ditëve Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet për të ngritur Kolegjin Zgjedhor. Ky kolegj do të përbëhet nga tetë gjyqtar të cilët do të përzgjidhen nga radhët e Gjykatës së Apelit. Kolegji Zgjedhor është organi i cili merr në shqyrtim ankesat e partive politike apo subjekteve zgjedhore për parregullsi në rezultat e votimeve. Në vitin 2005-së, por edhe në vitin 2007-të Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar një numër të konsiderueshëm çështjesh të rëndësishme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›