E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjelli në prapaskenë

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 20:28

Lady GaGa ka treguar se në një koncert në Londër kishte vjellë në prapaskenë, në një koncert të saj.

Krijuesja e hitit Bad Romance ishte duke kënduar në Londër kur ishte sëmurë gjatë ndryshimit të kostumit të saj.

“Nuk e di a e di dikush këtë”, ka thënë ajo për revistën “Vogue”. “Por në një natë në Londër isha helmuar nga ushqimi. Kështu që kam vjellë në prapaskenë gjatë ndryshimit të teshave. Askush nuk e ka ditur. Madje as ata që ishin me muaj në gardërobë. Madje as në skenë nuk kam vjellë”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›