Dafina Zeqiri përfshin të fejuarin në klipin e ri
Këngëtarja Dafina Zeqiri sapo ka publikuar një këngë të re të cilës i ka punuar edhe një klip. Shumë më herët kemi treguar se këngëtarja është duke qëndruar në Australi për pushime, ndërsa këtë kohë ajo e kishte shfrytëzuar edhe për punë. Nga Australia, Dafina është kthyer së bashku me një këngë dhe klip në gjuhën angleze. Në këtë projekt shihet një forcim i vokalit dhe ndryshim i imazhit, pas disa ndërhyrjeve të vogla kirurgjikale. Në klipin e titulluar “Rock thish club” Dafina shihet e shoqëruar nga i fejuari Krenari!