E Diel, 1 Nëntor 2026

Çiljeta në Pub me Klodiana Shalën



Megjithëse në jetë bëjnë gjëra komplet të ndryshme, çiljeta merret me muzikë ndërsa Klodiana me sport, duket se vajzat kanë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën dhe iu hahet goxha muhabeti. Gjatë fundjavës së kaluar ato janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës në një nga pubet e Tiranës, ku në tavolinën e tyre kanë mbërritur më pas të tjerë miq të përbashkët. Në fakt çiljeta njihet për tipin e saj të hapur dhe miqësor sidomos me femrat. Ndërkohë këngëtarja po bëhet gati për të sjellë klipin e verës i cili siç thuhet do jetë shumë sensual. Gjithashtu vajza seksi nuk lë asnjëherë pas dore impenjimet e saj në Partinë Demokratike, ku aderon prej pak muajsh..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›