E Diel, 1 Nëntor 2026

Valton Krasniqi në një xhest bamirësie



Këngëtari kosovar që jeton në Zvicër, Valton Krasniqi ka marrë një ftesë jo të zakonshme këtë javë nga Radio Televizioni i Kosovës, pasi një vajzë 14-vjeçare jetime pa baba, ka kërkuar ndihmën e tij në para për shkollim, duke shprehur dëshirën publikisht për ta takuar gjithashtu Valtonin nga afër. Kështu këngëtari është nisur drejt Kosovës dhe e ka suprizuar vajzën në takimin që realizuan “live” në emisionin e të hënës mbrëma në RTK, një format që ndihmon njerëzit e sëmurë dhe të varfër. “Eshtë një vajzë shumë inteligjente por që s’ka mundësi ekonomike për të ndjekur shkollën apo për te jetuar në kushte minimale, kështu që vendosa si fillim t’i blej kompjuterin dhe t’i paguaj internetin për një vit, si dhe i gjeta bursën për t’u shkolluar në Prishtinë”, tha Valtoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›