Realit i ikën fqinji në 8 pikë

Real Madrid duhet punë që të zë së pari skuadrën fqinje nga Madridi, Athletico Madrid pasi që ka krijuar epërsinë në 8 pikë.
Athletico Madrid e mposhti bindshëm Sevillën me rezultat 4 me 0. Falcao, Turan, Koke dhe Miranda shënuan për fitoren e skuadrës së Diego Simeones. Athletico Madrid ka 34 pikë në tabelë, aq sa ka edhe Barcelona me një ndeshje më pak. /Indeksonline/