Dafina këndon këngën Tonight pa Ledrin

Këngëtarja e shumë përfolur Dafina Zeqiri, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të falënderuar po Amerikën në koncertin “Thank you USA” .
Në këtë koncert ajo është parë me një look më ndryshe nga herët e kaluara.Ajo u paraqit me flokët e shkurtuara dhe me një fustani të zi të dizjanuar nga kreatorja Lia Stublla, nga ku dalloheshin disa kilogram që këngëtarja kishte shtuar.
Në këtë përfomancë Dafina nuk e pati problem të këndonte këngën “Tonight” që është bashkëpunim me rap/këngëtarin Ledri Vula, njëherësh edhe ish i dashuri i saj. /Indeksonline/