E Diel, 1 Nëntor 2026

"A duam të jemi kukulla pornografie apo zonja?"

Adelina Ismaili, pas publikimit të videoklipit ‘’Skënderbe”, vazhdon të punojë në realizimin e albumit të ri.

Duke folur për mediat shqiptare, këngëtarja ka komentuar faktin se ndër vite mediat dhe publiku, i kanë dhënë më shumë rëndësi faktit që është e pashme, se sa mënyrës së saj të këndimit.   Ajo ka komentuar rreth asaj se si ndihet me faktin që konsiderohet ndër femrat më tërheqese në skenën muzikore shqiptare. "Është bastarduar seksipiliteti dhe jo vetëm tek ne. Në gjithë botën. Kufiri mes vulgares dhe bukurisë po bëhet i padukshëm. Është kohë luftërash, ndoshta ky fakt e justifikon degradimin e sensualitetit. Kur përmendet fjala ‘’ikonë seksi”, mua më vjen ndërmend Monicca Belluci. Ka të bëje me qëndrimin, sharmin, inteligjencën, kulturën. Fare pak me aparencën. Nuk them se më ka lodhur ky epitet, por jetojmë në një kohë kur vendosim a duam të jemi kukulla pornografie apo zonja,’’ ka thënë Adelina, duke shtuar se "një zonjë e vërtetë, s’ka si të mos jetë seksi." /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›