E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

“Pretendimet e domosdoshme për qasjen e Serbisë në BE patjetër duhet të përmbushen. Në rrugën evropiane është me rëndësi të normalizohen marrëdhëniet me shtetet fqinje, posaçërisht me Kosovën”, ka porositur ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele, gjatë takimit me shefin e diplomacisë serbe Ivan Mërkiq në Berlin, njofton “Dojçe vele” në serbisht.

Temë e bisedimeve e dy minitsrave ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, procesi i mëtejshëm integrimit të Serbisë në BE dhe e ardhmja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne kemi biseduar për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, për Serbinë e cila ka filluar dialogun politik me përfaqësuesit e Prishtinës. Pata rastin të paraqes se çfarë ka ndodhur deri më tash në atë dialog, cilat janë qëllimet tona dhe çka pritet nga kjo”, ka thënë Mërkiq.

Nga ana e tij, Vestervele ka thënë se çështja e prosecit të mëtejshëm të evrointegrimeve të Serbisë është e lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje, posaçërisht me Kosovën. Ai tha se pret që kushtet e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme Ketrin Eshton të ndikojnë në gatishmërinë e qeverisë së re serbe në bashkëpunim të plotë në negociata dhe në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, plotësisht të përmbushen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›