Dafina mohon lidhjen me DJ Blunt

Amerika është vendi që e inspiron Dafina Zeqiri dhe prej atje pritet të sjellë shumë shpejt këngët më të reja për tregun muzikor.
“Puna nuk ndalet kurrë. Aktualisht jam duke punuar për disa projekte mjaft interesante, të cilat do të shohin shumë shpejt dritën e publikimit,” ka thenë Dafina per “Gazeta shqiptare”, duke shtuar:“Më pëlqen shumë Amerika, më inspiron dhe kam filluar disa projekte të rëndësishme këtu. “
Ajo ka treguar se ka disa miq atje në rrethin e muzikës dhe ka filluar të punojë për disa këngë:
“Ka plot të reja nga unë këtë verë, projekte që tashmë kanë përfunduar. Do të ketë surpriza, pasi gjithashtu jam duke përgatitur albumin tim të tretë”.
Ndërkohë, kurioziteti i publikut për jetën e saj private sa vjen e shtohet, ajo ka mohuar të jetën ë lidhje aktualisht ndersa ha hedhur poshte edhe zërat për fejesë:
“Nuk jam në një lidhje dashurie. Edoni (Dj Blunt) është një mik dhe bashkëpunëtor i mirë për mua, që e njoh prej 6 a më shumë vitesh. Është një mik i afërt i familjes sime dhe kam respekt për të dhe për punën që bën (Dj & Producer).”
Këngëtarja që edhe lidhjen me Ledrin e kishte mohuar në fillim, ka thenë se nuk pëlqen të flas shumë për gjëra private: “Kam dëshirë që jetën time private ta ruaj të tillë deri në fund. E kuptoj që kurioziteti është i madh, por do doja që të më mirëkuptonit derisa unë të ndihem gati për t’i bërë vetë gjërat publike. “
Lidhur me familjen, ajo ka treguar se ka marrëdhënie shumë të ngusht me nënën dhe motrat:
“Me mamin dhe motrat, jemi gjithçka. Motra, shoqe të ngushta... Marrëdhënia jonë është shumë e ngushtë. S’mund ta përshkruaj me fjalë."
Ndërsa vazhdon të mos flasë me të atin: “Nuk kam kontakt me të prej 23 vitesh. Nuk dëshiroj të flas për këtë pjesë.” /Indeksonline/