E Diel, 1 Nëntor 2026

Dr.Flori kundër Ramës dhe Metës

Dr. Flori, këngëtari i West Side Family që vite me parë realizoi këngën e famshme “Tirona” me dhe kryetarin e atëhershëm të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka publikuar një videoklip të ri.
Ish anëtari i WSF transmeton një mesazh diametralisht të kundërt në nisje të fushatës elektorale në Shqipëri.

“Zemërthyer” titullohet kënga më e re e Dr. Florit, ë e cila trajton një çështje të nxehtë politike, atë të koalicionit PS-LSI. Kënga flet për atë se si Rama e tradhtoi idealin e atyre socialistëve të cilët, u ngritën në protestë kundër korrupsionit të qeverisë Berisha-Meta, e ku u vranë katër qytetar.
Dr.Flori, i cili vetë kishtë marrë pjesë në ngjarjet e 21 janarit, tha se kjo këngë rezultat i asaj që ai ‘’është i zgjënjyer me njerëzit”.

Videoklipi u dha premierë ne emisionin “Zonë e lirë’’, ku Arian Çani e transmetoi katër here, brenda pak minutash.
Teksti i këngës është shkruar nga Dr. Flori, me muzikë të Ermal Mamaqit. /Indeksonline/
https:// />  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›