Dafina synon perfeksionin

Këngëtarja Dafina Zeqiri, pas disa muajsh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është rikthyer skenës muzikore shqiptare, duke qenë aktive me koncerte.
Përveç kësaj, ajo i është përkushtuar realizimit të albumit të saj më të ri, për të cilin ka paralajmëruar fansat nëpërmjet rrjeteve sociale se do të jetë një album i veçantë, duke shënuar: “Albumi im i tretë do t’ju bëjë të çmendeni".
Këto ditë ajo po kalon shumë kohë në studio, duke synuar arritjen e perfeksionit në këngët e reja:
"Koha për studio. Gjithçka duhet të jetë perfekte! Mezi po pres që ju të dëgjoni këtë".
Që nga lansimi i videoklipit "Tonight'', në bashkëpunim me Ledri Vula, këngëtarja nuk ka sjellë materiale të reja muzikore. /Indeksonline/