Si u vunë emrat fëmijëve?

Përzgjedhja e emrit të fëmijës është një ndër përgjegjësitë më të mëdha kur bëhesh prind, prandaj të gjithë kërkojnë një emër të veçantë.
Zgjedhja bëhet në mënyra të ndryshme, pasi dkush plotëson dëshirën e të afërmve, dikush zgjedh një emër shqiptar, një tjetër do një emër modern, universal.
Në Shqipëri tendencë këtë vit janë emrat e shkurtër, bën të ditur TCH> Në gjendjen civile nr. 5, që është më e madhja në Tiranë, 4 janë emrat më të përsëritur: “Noel dhe Enio për djemtë; Alesia dhe Amelia për vajzat.”
Ndërkohë, personazhe të njohur shqiptar kanë përzgjedhur këta emra për fëmijët e tyre:
Këngëtarja Aurela Gaçe ka vendosur që vajzës së saj t’i vë emrin Grejs që do të thotë “hiri i Perendisë”. Në Amerikë këngëtaren e thërrisnin Aurela Grejs, për shkak se nuk e shqiptonin mirë mbiemrin, gjë që përcaktoi dhe emrin e vogëlushes së saj.
Soni Malaj e quajti vajzën Ana, që do të thotë “Zoti më favorizon mua” dhe që nderon kujtimin e gjyshes së bashkëshortit të saj, Mirko.
Vajza e mezosopranes Vikena Kamenica u quajt Krista, sepse lindi për Krishtlindje.
Jonida Maliqi e quajti djalin Dan, që përveçse emër me prejardhje biblike ishte dhe një emër i lashtë ilir.
Ledina Çelo gjithashtu i ka vënë djalit një emër shqiptar, Erlis. /Indeksonlne/