Në KëRKIM Të RRëNJëVE Të UNIVERSALIZMIT Të KAVAFIT
Kavafi krijonte kudo përshtypjen e një njeriu disi të vetmuar dhe të veçantë. Shoqëritë e tij ishin të pakta. Konsiderohej si njeri skeptik. Të tjerë e karakterizonin si mendimtar dhe eklektik. Fytyra e tij përshkohej nga një hije melankolike, ndërsa fjala e tij përvijohej nga një ironi e hollë dhe herë-herë e hidhur. Si person me shmangie erotike, poeti ndjente ngërçe, idealizonte miqësitë dhe e shprehte veçantinë e tij nëpërmjet poezisë, duke parapëlqyer ndër të tjera dinjitetin e njeriut fjalëpakë ose heshtjen.
Kavafi është poet fjalëpakë dhe zakonisht, poezitë i boton një e nga një, pasi më parë i ka përpunuar me durim. Është kundër çdo lloj teprimi në fjalë dhe demonstrimi, armik ndaj çdo forme hipokrizie dhe mospërfillës ndaj shumë gjërave. Shquhet nga një stil arkaik, që mbart një ndjenjë të veçantë ndaj fesë, plot aluzione dhe idealizim të ndjenjës së detyrës.
Fizionomia poetike e Kavafit shquhet nga natyra e thjeshtë teatrale, nga krijimi i figurave simbolike, nga romantizmi filozofik. Poezitë e tij këshillojnë pa bërë moral, përtej çdo lloji didaktizmi. Historizmi i tij është aluziv. Duke qenë i përmbajtur në gjuhën që përdor, shprehet me thjeshtësi, pa dashur të stolisë vargjet, madje, herë-herë, shfaqet edhe si prozator. Nuk e pëlqen retorizmin bosh, kuptimet artificiale, shpërthimet befasuese të vargjeve. Nga njëra anë mohon përdorimin e katharevusës (gjuhës së pastër greke që përjashton elementet popullore), kurse nga ana tjetër i kundërvihet "katharevusianizmit" të gjuhës popullore (pra, një kombinim i tyre) - prandaj në gjuhën që përdor ruhet çdo element i gjallë i gjuhës greke (qoftë ky arkaik ose i kultivuar, qoftë bizantin ose kishtar, qoftë vulgar ose idiomatik). Për nga forma, vlera e poezive kavafiane përqendrohet në analizën e mprehtë, në aftësinë depërtuese të kuptimeve, në natyrshmërinë e tyre.
Kostandinos Kavafis, qoftë si poet aleksandrin, qoftë si grek i diasporës, është universal. Ai, edhe pse prindërit i kishte me origjinë nga Kostandinopoja dhe jetonte ndërmjet Egjiptit, Anglisë, Turqisë dhe Greqisë, frymëzohej nga horizontet e hapura të helenizmit ndërkufitar, që është universal. Për më tepër, si fëmijë i një familjeje të pasur, poeti rrethohej nga një ambient ndërkombëtar: me mësues francezë, kujdestarë anglezë, shërbyes grekë, shoferë italianë dhe portierë egjiptianë. Përvojat e tij janë kozmopolite. Ndjenja e historisë, përjetimi i së shkuarës në të tashmen, e bën Kavafin poet diakronik, të dashur në mbarë botën për antropocentrizmin e tij, për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj detyrës, për satirën e mprehtë, për humorin e këndshëm, për mendimin e tij të thjeshtë dhe njëherazi të thellë.
Kavafis është me të vërtetë shprehësi universal i njerëzve mendimtarë kudo që ndodhen, pasi ai gërmon në errësirën e shpirtrave, nën dritën e autokritikës. Fjala e tij është tepër tërheqëse, me një stil të veçantë, plot simbolikë dhe e gjallë për t‘ia sjellë lexuesit skenën para syve të tij.
Pra, K. Kavafis nuk mbeti një poet i thjeshtë periferik i mërgimit, por u kthye në poet qendror të helenizmit më të madh, atij universal.