E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon Tribeca Film Festival

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 09:21

Tribeca Film Festival (TFF) filloi për herë të dhjetë në New York, e organizatorët, përfshirë këtu edhe Robert de Niro’n, e shënuan përvjetorin në mënyrë të duhur. Por, ndryshe nga festivalet e mëdha, që synojnë sa më shumë pompozitet, synim i TFF është mbledhja e sa më tepër adhuruesve të filmit që të jetë e mundur.

Në përputhje me origjinën e festivalit, premiera e dokumentarit të Crowe Cameron “The Union” (Bashkimi) ishte e hapur për publikun. Pra, pa pagesë.

"Bashkimi" përcjellë përpjekjet e Elton John që të bëjë një album të ri me heroin e tij të kamotshëm, muzicientin Leon Russell. Pas premierës Elton John mbajti një koncert falas.

Ndryshe TFF iu ndihmon filmbërësve për të arritur një audiencë sa më të madhe, ndërkaq komunitetit filmik ndërkombëtar dhe vetë publikut, që të përjetojnë fuqinë e kinemasë dhe të vetë New Yorkut, si qendër filmike. Festivali, që njihet si festival i larmishëm filmik ndërkombëtar promovon regjisor të ngritje por edhe ata me përvojë. Festivali zgjatë deri më 1 maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›