E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulaj vazhdon me suksese

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 09:22

Piktori dhe karikaturisti shqiptar, Agim Sulaj, ka fituar çmimin e tretë në Edicionin e 18 të Konkursit Evropian të Karikaturës, që i dedikohej “Këpucëve”. Sulaj ishte njëri prej 250 artistëve të përzgjedhur në mesin e 3,000 aplikuesve nga 78 shtete.

Vepra e Sulajt “Këpucë Këmbëzbathur” është vlerësuar me çmimin e tretë. Çmimi i parë i është ndarë artistit italian, Alessandro Gatto, kurse i dyti artisstit, Pol Leurs, nga Luksemburgu.

Suksesi i Sulajt erdhi pak ditë pasi që ai rrëmbeu dy çmime edhe në World Press Cartoon, që u mbajt më 8 prill, në Sintra të Portugalisë. Vepra me valixhen në të cilën mbyten emigrantët fitoi çmimin e dytë, ndërsa vepra në të cilën autori karikaturoi Berlusconin si poltron të politikës fitoi çmimin e nderit.

Ndryhse, World Press Cartoon njihet si manifestimi më i madh i karikaturës dhe artit e humorit grafik në botë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›