Çmimi Ibrahim Kodra për studentët italianë
Nga Express më 21 prill 2011 në ora 09:23
Një ekspozitë dhe një çmim me emrin e piktorit shqiptar, Ibrahim Kodra, do të ndahet nga Fondacioni që mban emrin e tij, që drejtohet nga znj.
Maria Pacolli. Në fakt, deri më 24 prill në Milano do të ekspozohen veprat e studentëve të përzgjedhur nga institutet dhe licetë artistikë të këtij qytetit italian për pjesëmarrje në konkurs.
Tri veprat më të mira të zgjidhura nga një komision do të nderohen me çmime më 17 maj, në ceremoninë që do të mbahet në Palazzo Isimbardi.
Ndryshe, Fondacioni Ibrahim Kodra kujdeset për shtëpinë muze dhe për veprat e piktorit Kodra.