E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, liderët e shqiptarëve se njohin Gafurr Adilin

Adili ka ftuar Arbën Xhaferrin, Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së, Menduh Thaçin, kryetar i PDSH-së, Imer Selmanin, kryetar i DR-së, Hysni Shaqirin, kryetar i BDK-së, Sefedin Harunin, kryetar i PPD-së, dhe Bardhyl Mahmutin, kryetar i BDSH-së.

BDI e ka refuzuar ftesën duke thënë se Adili nuk është faktori që duhet të merret me këto punë, ndërsa përfaqësuesit e Demokracisë së Re nuk e njohin Adilin.

“Kush është Gafur Adili?!” pyesin me ironi nga DR-ja. Gafurr Adili kërkon nga krerët shqiptar të Maqedonisë të arrijnë një marrëveshje të përbashkët për të krijuar një forum politik shqiptar, i cili do të avanconte gjendjen e shqiptarëve aty. /lajm/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›