E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti: Nuk flas pa pranine e avokatit

Ashtu si gjate ketyre diteve, edhe dje mesohet qe vete Dritan Dajti, te kete refuzuar serish t'u pergjigjet pyetjeve te organit te akuzes. Hetuesit e grupit hetimor jane paraqitur paraditen e djeshme ne spitalin e burgut, ku edhe kane kerkuar qe Dajti t'u kthente pergjigje disa pyetjeve, te cilat do te administrohen me pas ne dosjen hetimore. Por, pretendimi i Dajtit ka qene se nuk do te flase pa pranine e avokatit mbrojtes, i cili pritet se shpejti te caktohet nga familja e tij. Hetuesit kane tentuar 5 here qe te marrin ne pyetje 39-vjecarin, por deri me sot nuk kane arritur dot qe te bien dakord mes tyre. E vetmja deshmi qe Dajti ka dhene, eshte ajo e kater diteve me pare, ne Gjykaten e Krimeve te Renda gjate caktimit te mases se sigurise ne ngarkim te tij. Dajti pretendoi se kane dashur qe ta vrasin diten e ngjarjes, si dhe po dhunohej ne spitalin e burgut, per kete i kerkoi gjykates respektimin e te Drejtave te Njeriut, te parashikuara ne Konventen Evropiane. Nderkohe qe ende i ati i Dritan Dajtit, Hasani, nuk eshte lejuar te takohet me te birin. Pritet qe ne ditet e ardhshme grupi hetimor te shkoje serish ne spitalin e burgut, per te tentuar qe te marrin deklarimet e Dajti, ne lidhje me ngjarjen e 7 gushtit, ku mbeten te vrare efektivat e policise; Fatos Xhani, Altin Dizdarin, Sajmir Duckollarin, dhe Kastriot Fesken. Dajti eshte i akuzuar dhe denuar per nje vrasje, por i dyshuar per mjaft krime te tjera, perfshire edhe gjobevenien e bizneseve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›