E Diel, 1 Nëntor 2026

"Femijeve te policeve, s'do t'u mungoje asgje"

Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, ngushelloi dje familjaret e kater oficereve te Policise se Shtetit, qe mbeten te vrare gjate perleshjes me te shume kerkuarin Dritan Dajti, duke i siguruar familjaret, se femijeve te tyre nuk do t'u mungoje asgje. Ne nje vizite ngushellimi ne kater familjet e oficereve deshmore; Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari, kryeministri shprehu dhimbjen e madhe per ta, si dhe vleresoi heroizmin e treguar. "Te jeni te sigurt, se pervec te dashurit te tuaj, asgje nuk do t'u mungoje femijeve dhe familjareve te te reneve, pasi sakrifica e tyre meriton cdo mbeshtetje ndaj jush", premtoi kreu i qeverise. Ai theksoi se mes te te qenit gjalle dhe zbatimit te ligjit, ata zgjodhen ligjin, sepse jane heronj dhe e faktuan se ky eshte morali dhe "shpirti" i policise. Krimineli dhe banda e tij, tha kryeministri, do te marre ndeshkimin e merituar. Nderkohe qe kreu i qeverise, nuk ngurroi te siguroje, se lufta pa kompromis kunder krimit te organizuar, eshte dhe do te jete ne qender te perpjekjeve te qeverise dhe te te gjitha strukturave te rendit ne vend. "Nuk ka gje me te rendesishme per ne, se lufta kunder krimit te organizuar dhe ky ishte nje rast qe na nxit te rishikojme ceshtjen e ligjeve te luftes ndaj krimit",- tha Berisha, duke shprehur jo vetem dhimbjen e thelle, por edhe solidaritetin me femijet, bashkeshortet dhe familjaret. Ai siguroi se qeveria do te qendroje ne mbeshtetje te plote te tyre dhe do te ndermarre vendime te tjera, qe rishikojne statusin e te reniet ne krye te detyres. Duke e cilesuar aktin e tyre heroik, Berisha u shpreh se kjo eshte nje dhimbje qe, po aq sa familjaret, e kane ndjere te gjithe shqiptaret, sepse ata dhane jeten per ate qe eshte me e shtrenjte per gjithe shqiptaret, per sigurine, qetesine, rendin dhe ligjin. "Dhimbja eshte e madhe, por banda u eliminua dhe kjo eshte ngushellim per jeten e tyre. Beteja kunder krimit, vijoi kryeministri, eshte nje beteje jetike per shqiptaret dhe sakrifica e efektiveve te policise ka qene, eshte dhe do te jete percaktuese per te ardhmen e vendit tone. Ata ishin me te miret e me te mireve, kishin nje karriere te shkelqyer dhe rane vetem sepse donin te zbatonin ligjin. Ata nuk donin te qellonin, por te zbatonin ligjin", vleresoi kreu i qeverise. Tek cdo familje e oficereve te Policise se Shtetit, Deshmore te Atdheut qe humben jeten ne 7 gusht, kryeministri shprehu thellesisht ngushellimet e tij dhe vleresoi, se kjo humbje eshte nje dhimbje e madhe per te gjithe vendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›