Dajti/ Shtyhet gjyqi, nuk vlente prokura e avokatit

Avokati nuk ka mundur të takojë klientin e tij për ta njohur me dosjen dhe katet e prokurorisë dhe kjo ka qenë arsyeja që është shtyrë seanca gjyqësore e Aldo Bares. Avokati Vladimir Meçe ka pohuar se masat e rrepta të sigurisë që janë vendosur për klientin e tij si dhe procedurat që duhen ndjekur kanë bërë që ai mos të takojë dot klientin dhe ta njohë me të gjitha provat që janë mbledhur kundër tij. Pas kësaj kërkese kryetarja e trupit gjykues Fatmira Hajdari ka pohuar se duke qenë se kjo dosje është voluminoze dhe kërkon një kohë të gjatë për t'u studiuar si dhe për t'u parë nga personi që akuzohet ka pranuar kërkesën e avokatit për të shtyrë seancën gjyqësore deri në njohjen e klientit të tij me këtë dosje. Ndërkohë në seancë drejtuesi i bandës së Lushnjes nuk është paraqitur duke bërë që të përfaqësohej në gjyq nga avokati i tij mbrojtes Vladimir Meçe. Ndërsa seanca e rradhës është lënë në fillim të janarit të 2010.