E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dita e Ashures, bektashinjte ne feste

TIRANE- Besimtaret bektashinj në mbarë botën kremtojnë sot Diten e Ashures. Kjo ditë hyn në kalendarin e bektashinjve si dita e sakrificës së martirëve të qerbelasë dhe që për këtë vit përkon me ditët e fundit të 2009. Me këtë rast qindra besimtarë bektashinj kanë marrë pjesë në ceremonitë dhe ritet e organizuara në selinë e kryegjyshatës botërore në Tiranë.Pikërisht në këtë ditë vuajtjet e tyre kulmojnë me sakrificën dhe martirizimin, e që sot dhimbja e tyre për bektashinjë përkthehet në sakrificat njerëzore të agjerimit sipas rregullave përkatëse.Nga kjo ngjarje ze fill edhe kuptimi i përgatitjes së ashures, që në domethënien fetare simbolizon mirësinë që e ka prejardhjen nga cdo gjë që buron nga toka. Festa e Ashures shënon për të gjithë bektashinjtë një fillim të ri, ripërtëritjen, shpresën dhe besimin tek e ardhmja.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›