Dita e Ashures, Presidenti Topi uron bektashinjte
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, uroi sot besimtarët bektashinj shqiptarë për Festën e Hashures, gjatë një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Sipas një njoftimi për shtyp, pas takimit me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi, Presidenti Topi e cilësoi Festën e Hashures një ditë të shënuar, jo vetëm për besimtarët bektashinj, por për të gjithë besimtarët shqiptarë, që festojnë festat e njëri tjetrit. "U urojmë të gjithëve të kenë paqe, harmoni e shëndet, dhe besoj të gjitha në funksion të një Shqipërie më të bukur", u shpreh Presidenti i Republikës.(s.g/BalkanWeb)