E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja Hoxha, Britania gjyq tjetër për ekstradimin e Kumbaros

Vendimi i autoriteteve angleze për të mos ekstraduar Ilir Kumbaron në Shqipëri vazhdon të tërheqë vemendjen e mediave britanike. E përditshmja “The Sun”, artikullin e botuar sot “Beast from the East is our guest of the West”  “Një bishë nga lindja, mysafiri ynë në perëndim” e nis:  “Një ish spiun nga Europa Lindore, i cili jetonte në mënyrë sekrete në Britani, duke përfituar shumë të mira, ka fituar gjyqin kundër ekstradimit të tij” Ilir Kumbaro, është një prej njerëzve më të kërkuar të Europës Lindore, dhe dyshohet se ka rrëmbyer dhe torturuar tre persona në atdheun e tij - vazhdon artikulli i cili më pas tregon detaje të mbërritjes së Kumbaros në Britani . Kumbaro mbërriti në Britanine e Madhe në vitin 1996. Duke përdorur një identitet tjetër Shaqa Shatri, ai arritur t’i bindë autoritetet londineze se është qytetar kosovar, që ishte larguar për t’i shpëtuar persekutimit serb. Ish shkasi ishte lejuar të qëndronte në Angli dhe ishte pajisur me pasaportë britanike.Kumbaro jetonte në Londër bashkë me gruan dhe djalinGjatë artikullit në gazetë, e cila eshte shumë e njohur dhe shumë e lexuar nga britanikët, autori zbulon se Ilir Kumbaro për 13 vitet e jetës së tij në Britani nuk kishte punuar asnjëherë, ndërsa kishte jetuar me asistencën e strehimit dhe asistencës si punëkërkues. Madje ai ka pasur përfitime për depresion dhe crregullimeve të stresit pos traumatik Me tej zbulohet se autoritetet britanike nuk do ta kishin identifikuar kurrë Kumbaron me emrin e tij të vërtetë po të mos kishte qenë një gabim ku 56 vjecari kishte përdorur emrin Ilir Kumbaro për të përfituar një shërbim shëndetësor. Më pas emri ishte fshirë, por kaq ka mjaftuar për të vënë në lëvizje autoritetet britanike.Ilir Kumbaro ishte person në kërkim që prej 2008, pas një kërkese nga interpoli shqiptar. The Sun tregon historinë e procesit gjyqësor të Ilir Kumbaros. Artikulli citon zëdhënësin e Home Office në Britaninë e Madhe i cili shpjegon se Gjykata e Lartë në Shqipëri hoqi masën e arrestit me burg për ish shikasin Ilir Kumbaro pasi kishte skaduar afatet. Gjykata e Lartë Britanike ndaloi ekstradimin e tij. Një tjetër vendim i Gjykatës së Krimeve të Tiranës, 14 dhjetor riktheu masën e arrestit me burg për Ilir Kumbaron. “Vendimi është marrë para se dosja e ekstradimit të shqyrtohej nga gjykata britanike, por ky vendim pritet të shqyrtohet më vete shpjegon zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme”I pyetur në lidhje me arrestimin e re e mundshme ai shtoi: "Do të ishte e papërshtatshme për të paralajmëruar për një vendim ende të pamarre që ka të bëjë me heqjen e shtetësisë dhe depërtimin e tij. Prioriteti i qeverisë është për të mbrojtur sigurinë publike. Në qoftë se dikush ka marrë shtetësi me anë të mashtrimit ose është dënuar për një vepër të rëndë penale ligji lejon ti hiqet shtetësia” citohet zëdhënësi i Home Office. Artikulli mbyllet me deklaraten e djalit të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, në 1995, për të cilën akuzohet dhe Kumbaro. Ardian Hoxha thotë se familja e tij kërkon të merren të gjitha hapat për të siguruar ekstradimin e Kumbaros në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›