Obama: Amerika do të përdorë çdo mjet kundër terrorizmit

Presidenti Barak Obama tha se Amerika do të përdorë "çdo element"të fuqisë së saj kombëtare për të çorientuar, shkatërruar dhe mposhtur terroristët që do të donin të sulmonin Shtetet e Bashkuara, kudo qofshin ata.Zoti Obama i bëri komentet mbrëmë në Havai pas deklaratës së një grupi të al-Kaidës në Jemen, i cili tha se ishte ideatori i përpjekjes për të hedhur në erë të premten një avion të kompanisë Northwest Airlines që fluturonte nga Amsterdami për në Detroit.Në një deklaratë të publikuar në Internet dhe që i atribuohej grupit al-Qaida në Gadishullin Arabik, thuhej se sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve amerikane për të shkatërruar grupin militant në Jemen. Pretendimi i grupit nuk është vërtetuar nga burime të pavarura.Media amerikan citon zyrtarë të qeverisë të cilët thonë se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Jemenit personel stëvitor ushtarak dhe pajisje për të luftuar al-Kaidën.Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë ç'është e mundur për të mbrojtur qytetarët e tyre dhe kanë forcuar masat e sigurisë. Ai tha se qeveria po i rishikon këto masa, duke përfshirë listën e personave të dyshuar për terrorizëm, në përpjekje për të shmangur sulmet në të ardhmen.Ndaj një nigeriani 23-vjeçar, të quajtur Umar Faruk Abdulmutallab, janë ngritur akuza se është përpjekur të hedhë në erë avionin e kompanisë Northwest duke ndezur lëndë shpërthyese ndërkohë që avioni po ulej. Bomba nuk arriti të shpërthejë. Abdulmutallab ishte i përfshirë në një listë të zbulimit amerikan por emri i tij nuk ndodhej në listat e personave që nuk lejohen të fluturojnë.//ii