Prokuroria sekuestron dokumentet e operacionit
Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur verifikimet ne lidhje me organizimin e operacionit, i cili u be shkak per vrasjen e kater efektivave te policise. Burimeve nga grupi hetimor kane bere te ditur, se kane nisur sekuestrimin e dokumenteve qe vertetojne nisjen e hetimeve per te pandehurit, deri ne momentin e arrestimit te tyre. Burimet theksuan se ecuria e zhvillimit te ketij operacioni, do te ndihmoje shume edhe ne zbardhjen e plote te skemes se ngjarjes. Ne te njejten kohe grupi hetimor eshte duke kryer ekspertime, ne lidhje me dokumentet qe jane sekuestruar ne vendin e ngjarjes, sic ishte edhe nje karte identiteti policie, qe perdorej nga i pandehuri Dajti. Sipas akuzes, te gjitha keto ekspertime po kryen si procedure, per te pasur prova qe keto dokumente jane te falsifikuara. Pervec kesaj akuza, po merret me raportet qe mberrijne nga institucione te vecanta. Nje nga raportet qe ka ardhur deri me sot eshte ajo e Institutit te Mjekesise Ligjore, e cila percakton se plumbat me te cilat jane vrare kater efektivat, i perkasin te njejtes arme. Nderkohe qe akuza eshte ne pritje te raportit qe do te mberrije nga laboratori i kriminalistikes, pas ekspertizes qe do t'i kryhet armes tip pistolete "Berreta", me te cilen u ekzekutuan kater efektivat. Arma dyshohet se ishte ne perdorimin e Dajtit, nderkohe qe akuza eshte ne pritje te ketij raporti, per te pasur edhe proven tjeter qe e gozhdon ate.