E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, Valencia ruan kreun, mposht 1-0 Valadolid

Nga Altin Latifi
Reali i Madridit ka ndalur serinë e fitoreve, pas barazimit 2-2 në shtëpi me Espanjolin. Ndërkohë, Barcelona e ka lënë pas krizën, duke fituar me rezultatin e thellë 6-1 kundër Atletikos së Madridit. Pas javës së 6-të, kampionati spanjoll kryesohet nga Valencia me 16 pikë. 

mundi të ruajë vendin e parë në kampionatin spanjoll edhe pse ndeshjeve të javës së gjashtë. Skuadra galiciane arriti të fitonte 1-0 në transfertën e vështirë ndaj Vajadolidit, me një gol të shënuar nga Manuel Fernandez, talentit që nuk mundi të gjente veten me Evertonin një vit më parë. Pas një sezoni tepër të dobët, më në fund është rikthyer në nivelet e larta dhe 16 pikët nga 6 ndeshje e tregojnë mjaft mirë këtë. Ndërkohë, Reali i Madridit ka bërë një gjysëm hap fals, duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 në fushën e vet përballë Espanjolit. Kapiteni Raul Tamudo realizoi golin e parë në minutën e 21-të, duke gjuajtur saktë nga pika e penalltisë. Reali përgjigjet me kapitenin e vet, Raul Gonzales, i cili shënon pas një krosi të Serxho Ramos. Espanjoli do të kalojë sërish në avantazh, këtë herë me Luis Garsian në minutën e 31-të, por Raul barazon gjithçka përpara pushimit. Në pjesën e dytë rezultati nuk ka ndryshuar falë portierit të Espanjolit Karlos Kameni dhe madrilenët mbeten në kuotën e 13 pikëve, me 4 fitore, një barazim dhe një humbje.
Por, ndeshja më spektakolare e kësaj jave ka qenë ajo që u luajt në Kamp Nou mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit. Katalanasit gjetën golin pas tre minutash lojë me anë të Rafael Markez, ndërsa dyfishuan dy minuta më pas me Samuel Eto, që shndërroi saktë një penallti të fituar nga Lionel Mesi. Talenti argjentinas do të shënonte golin e tretë në minutën e 8-të, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Atletiko e Madridit shënoi në minutën e 13-të me anë të Argjentinasit Maksi Rodrigez, që goditi fuqishëm nga jashtë zone. Vetëm kaq, pasi goli i katërt i Samuel Eto ishte goditja përfundimtare. Në minutën e 28-të ka kohë edhe për Gudjonsen për të vendosur firmën e tij në këtë fitore, ndërsa skuadra madrilene ka qenë e pafuqishme për të reaguar. Në pjesën e dytë, ka ardhur edhe goli i 6-të për katalanasit me anë të francezit Tieri Henri. Barcelona mori kështu fitoren e gjashtë radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve. Ndërkohë, në takimet e tjera bie në sy fitorja 2-1 e Vilarealit ndaj Betisit si edhe triumfi 4-0 i Seviljes ndaj Atletik Bilbaos. Gijoni mundi të marrë pikët e para, duke fituar 2-0 në transfertë përballë Majorkës.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›