Dajti, fitorja e vetme në transfertë

Dajti arriti fitoren e vetme në transfertë nga pesë ndeshjet e javës së 4-të të Kategorisë së Parë të zhvilluar ditën e premte. Skuadra e Sinan Bardhit fitoi 1-0 në Bilisht, falë golit të realizuar nga sulmuesi brazilian Abilio në minutën e 77-të.
Besëlidhja regjistori fitoren e dytë rresht, kësaj radhe me Sopotin e Librazhdit (2-1). Golat për lezhjanët u shënuan nga Gruda e Shyti, ndërsa për librazhdasit nga Plepi.
Në ndeshjet e tjera patë bollëk golash: Ada mundi Naftëtarin 4-2, Kastrioti shkatërroi Tërbunin 5-1 e Laci fitoi me rezultatin e ngushtë 3-2 me Turbinën.
Të premten Luftëtari fitoi 4-3 me Pogradecin. Të dielën luhen edhe dy takimet e fundit të kësaj jave, ku spikat takimi midis Burrelit e Skënderbeut kryesues, por edhe një sfidë simpatike si ajo Skrapari-Gramozi.
Kategoria e Parë
Java 4
26.09.2008
Luftëtari-Pogradeci 4-3
27.09.2008
Besëlidhja-Sopoti 2-1
Golat: Gruda 22', Shyti 28' / Plepi 37'
ADA-Naftëtari 4-2
Golat: Ndoja 8', 15, 17', 40'/ Okshtuni 42', Bullgari 68'
Kastrioti-Terbuni 5-1
Golat: Braho 50', 57', Ziambo 75', 87', Roshi 92'/ Kaloshi 84'
Bilisht Sport-Dajti 0-1
Golat: Abilio 77'
Laci-Turbina 3-2
Golat: Ivanaj 34', Tanunshi 44' (11-m), 71' (11-m)/ Balla 17', Akamba 67'
28.09.2008
Burreli-Skënderbeu
Skrapari-Gramozi
Renditja
Kastrioti 9 (8-3)
Luftetari 9 (8-4)
Skenderbeu 9 (7-3)
Burreli 7 (7-1)
Beselidhja 7 (5-4)
Laci 7 (5-4)
Dajti 7 (3-2)
Turbina 6 (5-4)
Gramozi 6 (3-2)
Naftetari 4 (4-6)
Ada 4 (4-8)
Terbuni 4 (2-6)
Sopoti 3 (2-4)
Skrapari 1 (2-4)
Bilisht Sport 1 (0-4)
Pogradeci 1 (4-9)