Dajti, me karroc n gjykat

Kjo kerkese eshte bere nga avokati mbrojtes i te pandehurit, Arben Qeleshi, i cili iu rikthye serish ceshtjes pasi Dajti nuk ka pranuar te mbrohet me nga avokatja qe i kishte caktuar shteti. Prokurori Eugen Beci e ka hedhur poshte kerkesen e tij, duke deklaruar se procesi ndodhet ne nje faze ku kerkesa nuk mund te behet pasi i ka kaluar afati.
Gjykata e ka pranuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda duke hedhur poshte mundesine e nje gjykimi te shkurtuar per Dajtin, i cili akuzohet per vrasjen e kater punonjesve te policise, armembajtje pa leje si edhe disa vepra te tjera penale. Pas hedhjes poshte te kerkeses se Dritan Dajtit per gjykimin e shkurtuar, ky i fundit humb mundesine t’i shpetoje burgimit te perjetshem, ndonese do te konsiderohet fajtor nga gjykata, per veprat penale per te cilen akuzohet.
Pas marrjes se vendimit nga gjykata dhe rifillimi i seances gjyqesore, i pandehuri Dritan Dajti ka kerkuar qe te marre ndihme mjekesore ne sallen e gjyqit per shkak se nuk ndihej mire. Kjo e ka detyruar gjykaten ta shtyje seancen gjyqesore per nje date tjeter. Inspektori i policise Mariglen Muca, nuk merte pjese ne seance dhe perfaqesohej nga avokati mbrojtes, por ne krah te Dajtit eshte paraqitur ne seancen e sotme dhe i pandehuri tjeter i kesaj ceshtje, Ergest Xhoxhi.