E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka: Opozita të lërë ultimatumet

04/06/2010 Reagimi i mazhorancës

Deputeti i PD-së Edi Paloka i sugjeroi opozitës të lërë mënjanë ultimatumet, ndërsa shtoi se PS-ja nuk mund të japë leksione për integrimin, pasi ishte ajo që u mundua ta pengonte atë. Ai replikoi në mënyrë të drejtpërdrejt me deputeten Arta Dade, duke hedhur një sërë akuzash ndaj saj. “Dëgjon opozitën që jep leksione për integrimin nga njerëz që dikur nuk kanë kontrolluar dot as njerëzit e tyre, që bënin pjesë në banda si “Hakmarrja për Drejtësi”. Ata na kërkojnë neve që të jemi parimor, pasi pengojmë ne integrimin”, - është shprehur Paloka. Duke folur për grevën e opozitës, Paloka e cilësoi atë të dështuar dhe si një mjet të kryetarit Rama për të arritur objektivat e tij. “Me ato protesta nuk do të bënin asgjë tjetër veçse do të harxhonin ca para më shumë. Megjithatë, bënë grevën, dolën nga greva dhe prapë s’keni marrë vesh asgjë. Sepse vazhdoni të flisni për fitore dhe ultimatume. I vetmi shans që iu dha Ramës ishte që të dilte nga kurthi që i kishte ngritur vetes”, - ka shtuar Paloka.

Ndërsa ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka ironizuar me letrën që kryetari i PS-së i dërgoi presidentit të KE-së Barroso për vizat. Ajo e ka cilësuar Ramën një lider demagog, që shfrytëzon të tjerët për qëllimet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›