“Shtëpia në Pezë është muze, nuk ka dokument që banon Rama”
04/06/2010 Reagimi i Ministrisë së Kulturës
TIRANË- Një ditë pas rrethimit të shtëpisë së deputetit socialist Dashamir Peza, ka reaguar edhe Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Në njoftim thuhet se “Në këtë shtëpi-muze, që ndodhet në qendër të komunës së Pezës, 17 km nga Tirana, më 16 shtator të vitit 1942, u mblodhën të gjitha forcat politike të vendit dhe themeluan Frontin Nacional Çlirimtar. Kjo shtëpi ka vijuar të jetë shtëpi-muze, monument kulture e mbrojtur nga shteti, ndërkohë që në vitin 2006 ka pasur një propozim për ta hequr nga lista e monumenteve të kulturës. Po në vitin 2006, Edi Rama, për shkaqe të dyshimta, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ligjet për qeverinë vendore, propozon që kjo shtëpi-muze të kalojë në inventarin e pronave në përgjegjësi territoriale dhe administrative të Bashkisë Tiranë. Shtojmë së qeveria në asnjë rrethanë nuk mund të transferojë prona të një bashkie apo komune, në një bashki apo komunë tjetër. Ndërkohë që, propozimi për heqjen e shtëpisë-muze nga lista e monumenteve të kulturës, nuk u legjitimua nga urdhri përkatës që del në çdo rast të ngjashëm. Për këto arsye, MTKRS propozoi rikthimin e shtëpisë-muze nën administrimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë rajonale të Kulturës Kombëtare Tiranë. Ky vendim nuk cenon aspak pronësinë e shtëpisë, as dhe banimin e saj. Ky vendim i jep shtëpisë historike mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Së fundmi, kjo ministri, por edhe institucionet e tjera partnere me të, nuk disponojnë asnjë dokument zyrtar, se në këtë shtëpi banon kryetari i Bashkisë së Tiranës sikurse kanë deklaruar disa media”.