E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti, pronat i shpetojne sekuestros

Tirane- Pronat e Dritan Dajtit i shpetojne sekuestrimit te tyre. Prokuroria e Krimeve te Renda nuk do te ndermarre asnje vendim per te bllokuar pasurite e te shumekerkuarit, pasi akuzat qe rendojne ne ngarkim te tij, nuk jane objekt per sekuestrime te pasurive. Sipas burimeve nga organi i akuzes, referuar Kodit Penal, ne ligjet e tij per sekuestrimet dhe konfiskimet e pronave qe jane vene ne saje te aktiviteteve te paligjshme, pronat e Dritan Dajtit perjashtohen. Mesohet se i pandehuri shpeton pasurite e tij, pasi akuzohet per vepren penale te "vrasjes" dhe jo per vepra penale si trafiqe apo gjobevenie, te cilat jane objekt kryesor per venie te pasurise. Burimet shtuan se grupi hetimor qe eshte duke u marre me hetimin e vrasjes se kater efektivave te policise, ka verifikuar te gjitha pasurite e tij, pasi ne te ardhmen mund te vertetohet nese Dajti ka urdheruar gjobvenien e ndonje biznesmeni apo te kete kryer trafiqe. Ne rast te vertetimit te tyre, atehere prokuroria do te vendose menjehere sekuestrimin e pasurive te tij. Burime nga grupi hetimor sqaruan se pervec te gjitha provave, te cilat jane kryesisht ekspertiza, te kryera armeve apo nga vendi i ngjarjes, eshte ne pritje te disa akteve te tjera, si dhe ne zbardhjen e tablateve telefonike, ne menyre te tille qe te faktohet e plote ngjarja e 7 gushtit ne plazhin "Iliria" Durres, gjate operacionit per arrestimin e Dritan Dajtiti. Ne te njejten kohe akuza eshte ne pritje te tablateve telefonike, per te vertetuar se kush urdheroi per nderhyrjen dhe arrestimin e Dajtit diten e krimit, deri tek menyra e zhvillimit te aksionit. Po ashtu prokuroria eshte duke pritur per evidentimin e plote, te ndihmes se dhene te pandehurit nga ana e punonjesve te policise gjate kohes qe ishte ne arrati, ne menyre te tille qe ai t'i shpetonte arrestimit te tij. Ne te njejten kohe prokuroria eshte ne pritje te permiresimit te gjendjes shendetesore te Dajtit, ne menyre qe ai te mund te jape deklarimet e tij para organit te akuzes. Akuza nuk ka marre ende ne pyetje as kunatin e Dajtit, Ergest Xhoxhin. Mbi Dritan Dajtin, prokuroria ka ngritur akuzat "vrasje e kryer ne rrethana te tjera cilesuese"

"falsifikim te dokumenteve shteterore", "mbajtje e padrejte dhe keqperdorim i uniformes apo simboleve te tjera zyrtare shteterore" dhe "mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›