FSK e suksesshme ne fushen e deminimit
Kompania e Deminimit e Regjimentit te Mbrojtjes Civile RMC te Forces se Sigurise se Kosoves FSK ka perfunduar per kete vit aktivitetin e deminimit humanitar pastrimin e fushave te minuara ndersa vazhdon deri ne fund te vitit me kryerjen e detyrave per eliminimin e mjeteve te ndryshme eksplozive te pashperthyera EOD.
Pjesetaret e FSK-se kane pastruar siperfaqe prej 106200 metra katror si dhe kane gjetur dhe shkaterruar 236 mjete te ndryshme eksplozive te pashperthyera.
Forca e Sigurise se Kosoves eshte ne gatishmeri me kujdestari dymbedhjete ore ne cdo dite dhe pritet qe pas certifikimit nga KFOR-i edhe te kater ekipeve do te kalohet ne kujdestari te plote njezet e kater oreshe.
Togu per detyrat e EOD-se i cili ka per detyre pergjigjen ne thirrjet per intervenime sipas procedurave te perbashketa te veprimit te miratuara nga KFOR dhe MFSK ka filluar kujdestarine qe nga data 30 gusht 2010 dhe vazhdon te mbaje kujdestari gjate tere vitit me qellim te intervenimi ne rastet kur paraqitet nevoja per eliminimin e mjeteve eksplozive te paraqitura nga qytetaret ose institucionet.
Ekipet kujdestare per EOD jane te vendosura ne dy prej bazave te FSK-se njera ne Prizren dhe tjetra ne Pomozotin. Behet e ditur se tri togje te Kompanise se Deminimit te aftesuara per deminim humanitar kane zhvilluar operacione te deminimit nga data 12 korrik dhe kane perfunduar operacionet e tyre me daten 15 nentor.
Ekipet e deminimit te FSK-se kane vepruar ne keto vendbanime Milaj Ferizaj Belince Harilac Vermice dhe Koshare.