E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dakar duhet te pushoje

Nuk ngjan aspak si një garë sportive, por si një vend që kërkon ndihmë i goditur nga moti i keq. Shumë makina e mjete të tjera motorike ngecën keqazi në garën relli Dakar në Amerikën e Jugut, ndërsa reshjet e mëdha shkaktuan përmbytje.
Lumenj të rrezikshëm sezonalë u krijuan aty ku kishte vetëm tokë të thatë dhe pilotët morën një ditë të merituar pushimi ndërsa etapa e 8-të kaloi nëpër Argjentinë.
U desh ndërhyrja e helikopterëve që të shpëtoheshin makinat, ndërsa renditjet për të gjitha kategoritë pësuan ndryshime të rëndësishme.
Pasi operacioni i evakuimit përfundoi, të gjithë u mblodhën të pushonin e të “mjekonin plagët” në kampin e ndërtuar enkas në Tukuman.
Pati shumë punë për mekanikët dhe ja ku i kemi duke sjellë në vete makinën e liderit dhe kampionit, Stefan Peterhansel.
Lideri tek kamionët, Zherar De Roi, tregon përvojën e tij. “Java e parë ishte më e vështirë sesa besohet, - thotë ai, - shumë pilotë kanë dalë nga gara. Unë pata fat të keq vetëm një herë”. 
Stefan Peterhansel kryeson garën për makina, De Roi atë për kamionë dhe David Kasto është lider tek motoçikletat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›