Rekorde te Barces dhe Messit
Skuadra e jashtëzakonshme. Jashtëtokësorët e papërmbajtshëm katalanë nuk kanë kufij.
Në fundjavën që kaloi ata regjistruan fitoren e 18-të në 19 ndeshje. Kjo bëri që skuadra e Tito Vilanovas ta mbyllte fazën e parë të La Ligas me 55 pikë nga 57 të mundshme.
Në këtë mënyrë, “blaugranat” përmirësuan me tri pikë rekordin e tyre të mëparshëm të sezonit 2010-’11 me Guardiolën në krye.
Rekordi i Barcelonës erdhi edhe për golat e shënuar, me 64 të tillë. Primat për rrjetat në shtëpi, 35 dhe se kanë gjetur rrugën e golit në 37 ndeshje radhazi, duke thyer rekordin 70-vjeçar.
Ai që shkëlqeu në “Rosaleda” shte Lionel Messi.
Argjentinasi hapi serinë e golave, duke regjistruar ndeshjen e nëntë radhazi që shënon. Për një takim, 4 herë fituesi i “Topit të Artë” barazon rekordin e vitit 1943 të ish-lojtarit të Barçës, Mariano Martín dhe të brazilianit Ronaldo në sezonin 1996-97.
Messi mahniti edhe me asistin mjeshtëror për golin e Fabregas. Një magji që ia vlen ta shikosh dhe rishikosh.
Jo më kot është lojtari më i mirë në botë dhe ylli i “skuadrës së ëndrrave”.