Futbollisti fiton lotarine me 125 000 sterlina

Në Shqipëri thonë “leku shkon tek leku”. Në Itali shprehja e urtë është “bie shi në tokë të lagur” dhe, natyrisht edhe në gjuhët e tjera nuk mungon kjo sintezë e përvojës popullore.
Një futbollist i Premier Ligës angleze ka fituar llotarinë kombëtare në Britaninë e Madhe, duke u bërë më i pasur me 125 000 stërlina.
Futbollisti që njihet nga media, por që nuk bëhet i ditur për publikun, e pati këtë fat në tërheqjen e llotarisë menjëherë pas Krishtlindjeve.
Sipas rregullave të Llotarisë kombëtare britanike, është e ndaluar për mediat që të nxjerrin identitetin e një fituese dhe në Angli nuk bëhet shaka me ligjet.
Gazetarët po kërkojnë me ngulm për të gjetur emrin e këtij lojtari, ndërsa nuk mund të thuhet se lumturia e tij ka qenë e skajshme.
Kjo sepse mesatarja e rrogës javore në ligën angleze shkon në mbi 20 mijë stërlina, apo rreth 1 milionë në sezon, pra 125 000 stërlina fitohen normalisht në më pak se një muaj e gjysmë.
Fati mbetet fat dhe ai është i verbër. Le të shpresojmë që herët e tjera ato para t’i fitojë dikush që vërtet ua ka nevojën.