Topalli Tropoje Rama- kryetar bashkie me zero bilanc dhe zero alternativ
Kryetarja e Kuvendit dhe Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli ishte në Tropojë, për të shprehur mbështetjen për kandidatin për kryetar bashkie të Koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Agron Demushi. Zoti Demushi, një qytetar i përkushtuar dhe i respektuar i Bajram Currit ka vënë prioritet parësor ta shndërrojë Tropojën në destinacionin më të rëndësishëm të turizmit malor në Shqipëri, e në rajon.
Kryetarja e Kuvendit tha se “zgjedhjet e 8 Majit kanë një rëndësi jetike për qytetarin dhe banorin e cdo komune dhe se, këto votime nuk janë aspak politike, sikurse kërkon t’i manipulojë kryetari i opozitës për interesat e tij”.
Duke krahasuar rezultatet e punës së Ramës në Tiranë si kryebashkiak në tri mandate, Kryetarja e Kuvendit u shpreh:
“Ky zotëri vjen në këto zgjedhje me bilancin më të papranueshëm që çdo kryetar bashkie në Shqipëri mund të ketë pasur gjatë 20 viteve të fundit. Nuk ka një kryetar tjetër bashkie që në 4 vite, të thotë se, nuk kam asgjë për të treguar. Në fakt Rama është një kryetar bashkie me zero bilanc pune por edhe me zero alternativë.
Nga ana tjetër, sa herë që kishim një reformë të madhe, një ligj të rëndësishëm, me urdhër të Edi Ramës kishte vetëm sharje, vetëm shpifje, vetëm kërcënime, vetëm zhurmë dhe bilbila; ata shpreheshin kundër rritjes së rrogave, ata ishin kundër rritjes së pensioneve, ata ishin kundër futjes së Shqipërisë në NATO, ata ishin kundër Rrugës së kombit. Ata ishin kundër buxhetit që parashikonte investime të mëdha në bujqësi, arsim, shëndetësi, infrastrukturë”.
Kryetarja e Kuvendit tha se qeveria dhe mazhoranca vjen në 8 Maj me arritje historike: Shqipëria në NATO, heqja e vizave dhe rritje e qëndrueshme ekonomike.
“Ne kemi futur Shqipërinë në NATO, kemi shndërruar Shqipërinë në vendin me rritje ekonomike më të madhe në Europë, kemi bërë të mundur që shqiptarët të lëvizin pa viza. Ne kemi vendosur një target, një objektiv të vështirë, por të rëndësishëm. Shqipëria në 2017 - një vend i zhvilluar.”
Në mitingun me qytetarët e Bajram Curit Kryetarja e Kuvendit prezantoi gjithashtu kandidatët e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Bujar Hasanpapën në komunën Bujan, Ramë Kortoçin, në komunën Tropojë Fshat, Qamil Hoxhaj në komunën Vugaj, Rexhë Biberin në komunën Margegaj, Feriz Hoxha komuna Bytyç, Gjelosh Bepkolaj, komuna Fierzë, dhe Gjovalin Gjeloshi, komuna Lekbiba