E Diel, 1 Nëntor 2026

Pëllumb Xhufi: Greqia synon helenizimin e jugut të Shqipërisë

Bisedoi: Bledar Lumani

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi, deklaron se gjithë politika greke gjatë këtyre viteve të fundit, synon helenizimin e jugut të Shqipërisë. Sipas tij, kjo përpjekje synohet së fundmi që të arrihet me anë të regjistrimit të popullsisë, me anë të së cilës Greqia kërkon që të rrisë në mënyrë artificiale numrin e minoritarëve në Shqipëri. Ai shprehet se qeveria shqiptare tashmë i është nënshtruar Greqisë dhe nuk po mbron dhe kërkon të drejtat e popullit shqiptar, siç është çështja çame.

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, pohonte pak ditë më parë në një interviste se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi nuk kanë qenë kurrë të mira. Sa e vërtetë është kjo dhe nëse është, çfarë ka ndikuar në këtë raport?

Kadareja ka thënë një të vërtetë, ka bërë një konstatim, i cili i përgjigjet realitetit. Natyrisht, do pritej nga Kadareja, por dhe nga intelektualë të tjerë të shquar shqiptarë, që janë referenca të qarta për popullin shqiptar, të flitej dhe të diskutohej për tema të tilla, siç janë marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë.  Thashë se është një konstatim i vërtetë, sepse për fat të keq, që nga viti 1991, kur filloi ndryshimi i sistemit në Shqipëri, Greqia zyrtare dhe jo zyrtare, është paraqitur në vendin tonë në format e Greqisë së vjetër, të nacionalizmit, me të njëtat platforma, me të njëtat dosje të pluhurosura, duke zhgënjyer shpresat e shqiptarëve, të cilët kishin shpresa se Greqia mund të ishte një mbështetje dhe një fqinj i mirë, një pikë referimi për rrugën e re të Shqipërisë drejt Europës. Greqia është bazuar në marrëdhëniet me Shqipërinë mbi bazën e nacionalizmit dhe skemave të vjetra. Ajo ka injoruar gamën e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, që nga koha e themelimit të shtetit shqiptar. I tillë është problemi i njohjes së kufijve, të caktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht në Konferencën e Paqes.  Pra, sot e kësaj dite, Greqia nuk i njeh këto kufij. I tillë është pastaj edhe ligji i luftës nga Greqia, i vendosur gjatë vitit 1940, i cili në mënyrë absurde mbahet në fuqi ende për qëllime të qarta. Një prej këtyre qëllimeve është për të mbajtur akoma të sekuestruara pasuritë e qytetarëve shqiptarë në Greqi, pasuri, e cila sipas vlerësimit që është bërë disa dekada më parë, arrin në miliarda dollarë.

Këtu e keni fjalën për pasuritë dhe pronat e çamëve?

Jo, këtu nuk bëhet fjalë për pasuritë e çamëve. Ky është një problem tjetër, i cili ka lindur para çështjes çame, që në vitin 1940 me shpalljen e ligjit të luftës nga ana e mbretit të Greqisë. Ky ligj u shoqërua me ngrirjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë. Këtu bëhet fjalë për pasuri të mëdha tokësore, pyje, kullota, magazina, dyqane etj, të cilat shtrihen në zonën e Thesalisë dhe Maqedonisë, por dhe në trevat e tjera të Greqisë.

Një nga çështjet më të ndjeshme me Greqinë është ajo e çamëve. Ministri i Jashtëm grek, vetëm pak ditë më parë deklaroi se kjo çështje nuk ekziston..

Ky është një nga problemet më të mëdha të marrëdhënieve me Greqinë dhe po injorohet plotësisht. Në fillim të viteve 90 në fakt, kjo çështje ishte pranuar nga ana e Greqisë si një problem. Çamëria, pas pushtimit në vitin 1913 nga ana e Greqisë, është njohur si minoritet. Greqia u detyrua që ta bënte një gjë të tillë, pasi u njoh si i tillë nga Lidhja e Kombeve. Sot për çudi, pala greke, pas masakrimit dhe dëbimit të tyre me dhunë në dimrin e vitit 1944-45, nuk e njeh këtë si problem dhe thotë se nuk ekziston. Ndërkohë, këtu në Shqipëri ka 200-300 mijë çam nga ata të shpërngulurit, të cilët janë duke u shuar vit pas viti, megjithëse tashmë kanë lënë fëmijë dhe nipërit e tyre pas.

Sa kanë bërë qeveritë shqiptare për problemin çam dhe a duhet të këmbëngulet kaq shumë për këtë çështje?

Problemi është shtruar, biles është shtruar edhe nga shteti komunist në vitet e fundit të qeverisjes, kur pati kontaktet e para me Greqinë. Dihet që marrëdhëniet diplomatike me Greqinë u rivendosën në vitin 1971, por pala greke evitoi për vite me radhë kontaktet politike. Jam i bindur se kjo gjë ka ndodhur pikërisht për faktin se Greqia kërkonte që të shmangte ngritjen e problemeve të vjetra që Greqia kishte me Shqipërinë. Në vitin 1990 dhe 1991, gjatë takimeve të kryeministrit grek, Micotaqis me drejtuesit e fundit të qeverisë komuniste, Adil Çarçanin dhe Ramiz Alinë, pala shqiptare ka ngritur çështjen çame. Dhe kjo që ka ndodhur edhe me qeverinë e parë shqiptare demokratike, qeverinë Meksi. Kjo çështje është ngritur në mënyrë të përsëritur dhe pala greke, jo vetëm e ka njohur këtë si problem, por ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni miks, për të trajtuar aspekte të ndryshme të çështjes çame. Por, tashmë ne kemi një kthim prapa. Sot pushtetarët grekë pretendojnë që nuk ka një çështje të tillë dhe thonë se çështja çame nuk ekziston. Të gjithëve besoj u kujtohet se si në vitin 2005, presidenti grek, Papulias, anuloi një takim me homologun e tij shqiptar në Sarandë, Alfred Moisiu, madje u kthye në mes të rrugës, sepse mori veësh që në vendin e takimit ishte mbledhur një grup paqësor çamësh, të cilët paraqisnin problemet e tyre me një frymë paqësore dhe aspak agresive apo nacionaliste. E gjithë Greqia zyrtare e përshëndeti këtë akt të paprecedentë dhe të turpshëm të presidentit Papulias, i cili shkaktoi një skandal diplomatik, për ti qëndruar besnik një stereotipi që është krijuar nga politika greke, ajo e injorimit të çështjes çame. Problemi është se ky regres në çështjen çame, ka ardhur për faktin se qeveria shqiptare është tërhequr nga kjo çështje. E thashë edhe më sipër që, deri në vitiet 90, problemi çam, madje edhe problemi i kufijve dhe pronave të qytetarëve shqiptarë, të cilat po përdoren nga shteti grek, kanë qenë shtruar në tryezën e bisedimeve. Në këtë tryezë kanë qenë të shtruara edhe diskutimet për ndarjen e ujërave të brendshme, lumenjve, për të cilat ka pasur diskutime edhe para viteve 90, në mënyrë që të arrihej një marrëveshje. Pra, ka një sërë çështjes, të cilat duhet të përbëjnë axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo e fundit, në mënyrë të hapur, ka deklaruar se ka hequr dorë nga kjo axhendë. Këtë gjë e ka thënë kryeministri Berisha gjatë takimit të tij me ish-homologun grek Karamalisin pak kohë më parë. Berisha deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Greqinë, gjë që nuk është e vërtetë, gjë që është një kapitullim i politikës shqiptare ndaj interesave të vendit dhe popullit shqiptar. Unë gjykoj se një shtet me dinjitet dhe që ka sensin e sovranitetit, nuk duhet të heshtë, kur një shtet tjetër, qoftë edhe më i fuqishëm, i kërkon që të heshtë. Për çështjen çame, autoritetet greke kanë kërkuar që mos të diskutohet dhe mos të shtrohet më. Këtë gjë e kanë kërkuar në mënyrë laksative. Për fat të keq, qeveritarët shqiptarë kanë lëshuar përballë kësaj kërkese dhe gjatë viteve të fundit, në takimet e nivele të larta, kjo çështje nuk është ngritur. Politika shqiptare, duke braktisur axhendën dhe interesat e vendit, është vënë në zbatim të axhendës dhe interesave greke. Dhe çfarë ka ndodhur këto vite në Shqipëri? Është përmbysur Kisha Autoqefale Ortodokse, duke vënë në krye të saj zotin Janullatos, një prelad grek, por duke përmysur njëkohësisht edhe sinodin e kishës, i cili përbëhet kryesisht nga qytetarë grekë. Ne kemi parë që të hapen shkolla në gjuhën greke në Himarë dhe në Korçë, me një folklor dhe simbolikë të qartë nacionaliste, për të treguar që këto vende janë greke. Këtë e kanë thënë qartë zyrtarë të lartë të qeverisë greke, si ministri i Arsimit aoi zëvendësministri i Jashtëm grek, të cilët kanë ardhur për inaugurimin e këtyre shkollave. Është lejuar që të ngrihen simbole helene, siç janë varrezat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›