E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani Shkembi e guralecet e PS duan ti mbyllin gojen medias

Ylli Manjani

Tirane 16 prill 2011 NOA- Ylli Manjani sekretari per ceshtjet ligjore ne Levizjen Socialiste per Integrim ne nje dalje per mediat reagoi lidhur me rrugen e ndjekur nga ana e kandidateve te Partise Socialiste.

Ai tha se rruga e vetme e PS-se ka filluar te jape shenjat e para te nervozizmit dhe kjo sipas tij po shihet edhe ne raportet me mediat duke mos komunikuar me to e jo me pastaj me qytetaret.

Ka nje braktisje te dukshme te debatit politik ne media nga ana e kandidateve te rruges se vetme. Kjo braktisje  tregon ne fakt se ata nuk kane hyre ne zgjedhje si alternative konkurruese por si force bllokuese dhe demtuese te procesit te zgjedhjeve deklaroi Manjani.

Ne fjalen e tij ai iu drejtua kandidatit te Pogradecit te selise roze Artan Shkembit duke thene se ai nuk ka ctu thote qytetareve te Pogradecit per lejet e ndertimit qe ka dhene ne favor te shokeve te rruges se vetme ne Tirane.

Me tej ai shtoi se E kuptojme gjithashtu Ramen Shkembin dhe gjithe rrugetaret e vetem se i urrejne ne kulm qytetaret shqiptar qe po i braktisin cdo dite por i ftojme ata te qetesohen dhe te kene kurajon ti informojne ato sipas ligjit. Por nuk mirekuptojme as Shkembin e as guralecet e rruges se vetme teksa perpiqen te vene ne veshtiresi organizative median e lire qe po pasqyron kete fushate jo pa veshtiresi.

Nderkaq ai e cilesoi qellimin e kandidateve te socialisteve si mbyllje e gojes se medias duke u fshehur pas balances politike.

Ne mbyllje te fjales se tij Manjani tha se Ne do te vazhdojme komunikimin tone sepse ne demokraci ka nje rruge te vetme dhe ky eshte debate dhe komunikimi. Heshtja dhe braktisja jane sindroma diktaturash prej te cilave shqiptaret jane ndare 20 vite me pare.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBerisha emeron Ylli Manjanin zv/ministerPD Politika e Rames vret cdo vit 200 vetaMeta Aleanca per Qytetarin mbeshtetje nga qytetaret ne zgjedhjet e 8 MajitRama viziton te riun qe u plagos dje para mitingut te PSLSI Na duhet nje kryebashkiak per Tiranen jo qe kerkon pushtetin Lidhjeguralecet i mbyllin gojen medias kandidatet e Partise Socialiste lejet e ndertimit Levizja Socialiste per Integrim rama Shkembi Ylli Manjani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›