E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dako mbeshtetje te rinjeve

Kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako ka publikuar projektin me te ri te bashkise se qytetit bregdetare Forcimi i te rinjve nepermjet zhvillimit te komunitetit qe do ti dedikohet te rinjeve. Ky projekt eshte financuar nga qeveria Japoneze dhe administrohet nga Banka Boterore per 2 bashkite me te medha ne vend ate te Tiranes dhe te Durresit. Kryebashkiaku Dako gjate prezantimit ka nenvizuar se Bashkia e ka pare me perparesi kete projekt ndaj edhe e ka miratuar sepse e sheh shume te rendesishem fuqizimin e pjesemarrjes se te rinjve ne aktivitete qe nxisin punesimin dhe vetpunesimin ne promovimin e sjelljeve te shendeteshme dhe fuqizimin e nje pjesemarrje aktive ne jeten sociale te komunitetit. Qyteti i Durresit eshte identifikuar qytet me popullsi te re por me problem sociale te trasheguara nga e kaluara dhe nga tranzicioni disa vjecar. Bashkia e Durresit deshiron te arrije maksimumin dhe ta beje qytetin me miqesor per te rinjte duke respektuar te drejtat e tyre ka nenvizuar Dako. Sipas tij komponenti kryesor i ketij projekti synon formimin profesional dhe aftesimin e te rinjve per tregun e punes pasi nga studimet e realizuara ne kuader te ketij projekti papunesia e te rinjve ne qytet vjen si pasoje e mungeses apo aftesive te pakta profesionale nivelit te ulet te edukimit dhe mungeses se ekperiences se meparshme profesionale. Dako ka kerkuar mbeshtetje dhe bashkepunimin e te gjithe aktoreve ne menyre qe nisma e ndermarre te jete e suksesshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›