E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama: Censura është thelbi i problemit me Kinën

Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror në mërgim i Tibetit, tha se censura në Kinë është burimi i problemeve të Tibetit me sundimtarët komunistë të Kinës.
Duke folur për agjencinë Reuters, Dalai Lama tha se populli kinez nuk ka mundësi ta kuptojë pozitën e tibetianëve për shkak se qeveria nuk lejon rrjedhën e lirë të informatave.
Ai tha se kur Kina të bëhet një shoqëri e hapur me liri të fjalës dhe informimit, pjesa më e madhe e frikës dhe dyshimit të panevojshëm të Kinës nga Tibeti do të zhduken.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›