Qipro, serviren në restorante 1.1 milion zogj shtegtarë
Të paktën 1.1 milion shpendë shtegëtarë të zënë nëpër gracka janë servirur në restorantet e Republikës Greke të Qipros së Jugut. Ka qenë kreu i organizatës "Birdlife Cyprus", Martin Hellicar I cili ka vlerësuar se ajo që po ndodh është e papraueshme. “Ka një rritje të madhe të numrit të zogjve shtegtarë që përfundojnë në grackat e ngritura. Kjo gjë po zvogëlon ndjeshëm numrin e tyre. Kjo gjë është e ndaluar me ligj dhe duhet të dënohet me çdo kusht”, ka thënë ai.