E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev merr sinjale pozitive nga Obama

Moskë - Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, tha se sinjalet, që po merr nga presidenti amerikan, Barack Obama, janë "krejtësisht pozitive". Medvedev i bëri këto komente gjatë takimit me anëtarët e një komisioni amerikan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. “Për fat të keq, marrëdhëniet tona kishin degraduar në mënyrë domethënëse, gjatë disa viteve të kaluara. Ne ishin të brengosur për këtë fakt. Ne besojmë se kemi çdo mundësi për ta hapur një faqe të re në raportet Rusia – Shtetet e Bashkuara. Sinjalet, që ne po i marrim nga Shtetet e Bashkuara, mendoj sinjalet, që po i marrë nga presidenti Obama, më duken krejtësisht positive”, tha Medvedev.

Ai konfirmoi se me 1 prill në Londër do të takohet me presidentin Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›