Guantanamo, të burgosurit të kënaqur me 3000 viktima
Uashington - Të pestë të burgosurit në burgun e Guantanamos, të cilët akuzohen për organizimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kanë paraqitur një dokument, përmes së cilit shprehin krenari për kryerjen me sukses të sulmeve dhe pranojnë përgjegjësinë për vdekjen e afro 3 000 personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2001, njoftoi sot gazeta "Neë York Times".
Dokumenti, që sipas gazetës mund të bëhet publik sot, i përshkruan pesë personat e akuzuar si "Këshilli i të Urtëve të 11 Shtatorit" dhe thekson se aktet e tyre ishin një sakrificë për Zotin, bëhet e ditur sipas disa fragmenteve të shkëputura nga dokumenti në fjalë, që një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë ia lexoi një gazetari, thuhej në njoftimin e gazetës.
"Për ne këto nuk janë akuza, por simbole nderi të cilat ne do t'i mbajmë me nder", thuhet në shkrimin e "New York Times".
Dokumenti në fjalë titullohet "përgjigja islamike ndaj nëntë akuzave të qeverisë", deklaroi gjykatësi ushtarak i bazës detare amerikane përmes një njoftimi tjetër zyrtar, të siguruar nga gazeta, lidhur me dokumentin e pesë të burgosurve të Guantanamos.
Dokumenti u paraqit në emër të pesë personave, ndër to edhe Khalid Sheik Mohammed, i cili e konsideron veten si organizatori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Një pjesë e këtyre personave kishin deklaruar më parë se ata ishin organizatorët e sulmeve në vitin 2001 dhe se ata kërkonin të bëheshin martirë. Motivet e paraqitjes së dokumentit të ri, që sipas njoftimit të gazetës ishte dërguar në gjykatë që më 5 mars, mbeten ende të paqarta.