Izraeli hedh poshtë rezolutën e KB për ndërhyrjen në Gaza
Rezoluta mbështet raportin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili i akuzoi Izraelin dhe grupin palestinez Hamas për krime lufte dhe rekomandon që ata të sillen para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, nëse vetë nuk ndërmarrin hetime serioze. Izraeli tha se numri i madh i abstenimeve, i kombinuar me 18 vendet që votuan kundër propozimit, nënkupton se rezoluta nuk ka mbështetjen e "shumicës morale".