Dalglish mirëpret Suarezin

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish e mirëpret rikthimin e Luis Suarezit, duke konsideruar atë si lojtar të cilin e duan dhe e nderojnë të gjithë në klub. Uruguaiani mungoi në 8 ndeshje, nga tetori i vitit që shkoi, pasi kishte bërë fyerje raciste ndaj Patrice Evras.
“Luisi e di se është në një vend ku mund të ndihet rehat. Ai është i dashur dhe i respektuar. Ne duam ta shohim atë duke luajtur sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi trajneri anglez. 25 vjeçari pritet të rikthehet sonte në ndeshje me Tottenhamin.